75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

Rrëzohet nga rimorkio e traktorit, vdes një person në Ranillug

Dje gjatë ditës në fshatin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut ka humbur jetën një person.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh njofton se ai është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka vdekur, raporton Indeksonline.

Fsh. Korminjan i Poshtëm, Ranilug 04.10.2021 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.