25 vjet nga goli magjik i Ronaldos, ia vlen edhe sot ta shikoni

Me 12 tetor te vitit 1996, një djalosh i ri por premtues shënoi njërin nga golat më të bukur ndonjëherë. Ai quhej Ronaldo dhe mbante numër ‘9’ në fanellën e Barçës.
Plot 47 metra vrap, i penguar nga disa mbrojtës, i mbajtur për fanele nga mbrapa, Ronaldo nuk u ndal duke treguar magjinë e tij për të shënuar gol spektakolar ndaj Compostelas. S
ipas sizmografëve, sulmuesi përdori dhjetë sekonda, 34 hapa dhe 16 prekje derisa arriti te goli. Edhe për vet futbollistin, ky ishte goli më i bukur që kishte shënuar në karrierë./Indeksonline/