75 Mall Live Search
12:09 / E Premte, 12 Qershor 2026 / L A

Pas Slotit, Liverpooli largon edhe asistentët e tij

Liverpooli ka shkarkuar gjatë muajit maj trajnerin Arne Slot.

Forma e dobët gjatë këtij sezoni, ishte ajo çka i kushtoi holandezit ku nuk arriti të replikonte suksesin e vitit të kaluar.

Ndërsa tani gjatë ditës së sotme, “Reds” njoftuan edhe largimin e 3 asistentëve të Slot si Sipke Hulshoff, Ruben Peeters dhe Giovanni van Bronckhorst.

Hulshoff dhe Peeters ju kishin bashkuar Liverpoolit në vitin 2024 së bashku me trajnerin Slot, ndërsa Van Bronckhorst iu shtua përbërjes holandeze vetëm vitin e kaluar.

Liverpooli tashmë ka emëruar Andoni Iraolën si pasues të Slot, ku i cili kishte patur sukses me Bournemouthin./IndeksOnline/