75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 15 Tetor 2021 / A. M.

Motra e Granitit, Genta Cana ka një mesazh për Fifin /BigBrother!

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut dhe për më shumë pas afrimitetit me këngëtaren e njohur. Graniti dhe Fifi janë parë shpesh dhe në biseda të gjata me njëri-tjetrin, aq sa nga jashtë kanë krijuar idenë se ka nisur një pëlqim dhe mes tyre mund të ketë diçka më shumë se thjesht një miqësi e lindur në rrethana të jashtëzakonshme.

Përmes një lidhjeje me Skype në “Ftesë në 5”, moderatorja Genta Cana, motra e Granitit, tha se e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj si serioze, ndonëse pret më shumë nga ai.

Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”,- vuri në dukje ajo.

Genta tregoi gjithashtu se Graniti ka qenë pak aventurier, meqenëse ka pasur disa lidhje më herët.

May be an image of Genta Cana, long hair and indoor

Megjithatë, kur Bieta e pyeti se si e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta i dërgoi një mesazh Fifit nga ekrani:

E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë”,– tha me të qeshur, por theksoi se ky raport i duket serioz.

May be an image of 2 people