75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Berisha: Votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit në Pejë!

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij, shkruan IndeksOnline.

Ai ftoi qytetarët që të votojnë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit në komunën e Pejës.

“Unë votova, në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë.

Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe për t’u bërë pjesë e ndryshimit në Komunën e Pejës.

Urime Pejë!”, tha ai./IndeksOnline/