75 Mall Live Search
21:08 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

VV: Në komunat kryesore kemi fituar, e në të tjerat jemi në balotazh

Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se exit-pollet e prezantuara në televizione janë të pavërteta.

Sipas saj, numri i votave të VV-së do të dyfishohet në këto zgjedhje.

“Kudo që do të jemi në balotazh do të fitojmë. Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe. Populli i Kosovës nuk dorëzohet ndaj atyre që kanë më së shumti”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se rezultatet finale do të tregojnë që LVV do të dalë fuqishëm fituese në komunat kryesore.

Ajo ka thënë se në Prishtinë e Podujevë janë bindshëm të parët dhe do të shkojnë pa balotazh.