75 Mall Live Search
01:12 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Vitia dhe Rama takohen më 14 nëntor, në balotazh për Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

Madje as në Komunën e Prishtinës me Arben Vitinë, ku shpresat ishin mjaft të mëdha, raporton Indeksonline.

Arben Vitia i VV-së me Përparim Ramën e LDK-së do të takohen sërish, për balotazh.

Në 94,96% të votave të numëruara, Vitia ka arritur të grumbullojë vetëm 42,38%, pasuar nga Rama me 29,33%.

Dyshja do të takohen më 14 nëntor, në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë. Në raundin e dytë, kandidati i cili fiton shumicën e votave, zgjidhët Kryetar i Komunës”, ka konfirmuar ditë më parë për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./Indeksonline/