Vazhdon gjykimi i Gucatit dhe Haradinajt

Është duke u mbajtur seanca e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykaten Speciale në Hagë.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës kanë dalur sot përballë trupit gjykues të Gjykatës Speciale, pas paraqitjes së tyre 11 ditë më parë, më 7 tetor.
Ata u paraqitën përpara Dhomave të Specializuara edhe ditën kur u arrestuan dhe u dërguan në Hagë, me 25 shtator të vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë, që të dy kanë qenë duke qëndruar në masën e paraburgimit.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020, kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe persona të tjerë, si dhe për shpërndarje pa autorizim të informacionit konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.
Të dy u arrestuan pas bastisjes së zyreve të OVL-së nga EULEX-i, më 25 shtator 2020.