75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / OSH

Pejë: Arrestohen dy persona – e rrahën një tjetër pa mëshirë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19 tetor 2021, është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një
pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.


Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe ne bashkëpunim të plote me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar:


Q. E. lindur me 1968,
E.E. lindur me 1994.


Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:


një (1) armё e ashtuquajtur (sharc)
një (1) karikator i armёs AK-47
tridhjetё (30) fishekё të armës AK-47,
dy (2) kondak të drurit të armës

tri (3) palë dylbi të armës


Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë.