75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 22 Tetor 2021 / MSH

Mozzik dhe Noizy bëjnë “boom” me bashkëpunimin e ri

Mozzik dhe Noizy mbrëmë lansuan bashkëpunimin e tyre të parë.

“Bonjour Madame” quhet kënga e lansuar në mesnatë, ndërsa duket se do të jetë një hit i pasdikutueshëm.

Madje, akoma pa u bërë 24 orë nga lansimi i saj, kënga ka marrë 1.1 milionë klikime.

Publiku e ka pritur në ethe këtë bashkëpunim, duke thyer një tjetër rekord shikueshmërie për dyshen: atë të shikuesve në “live” në rrjetin social Instagram.

Kënga “Bonjour Madame” është kënga e parë me videoklip e albumit më të ri të Mozzikut, Lamboziki.