75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 24 Tetor 2021 / C E

Juventusi pas portierit të Chelseat

Juventusi është në kërkim të një portieri. Mediat italiane kanë bërë të ditur të dielën se drejtuesit e skuadrës torineze janë duke e monitoruar portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Arrizabalaga është portieri i dytë të londinezët, pasi titullar i padiskutueshëm mbetet Edouard Mendy.

Portieri spanjoll po shihet si zëvendësues ideal i Wojciech Szczesnyt, i cili është përballur me shumë kritika në fillim të sezonit.

Edhe trajneri Massimiliano Allegri raportohet se e pëlqen portierin spanjoll.