75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

Suarez: Messi meriton të jetë ‘Topi i Artë’

Luis Suarez shënoi dy gola në barazimin e Atletico Madridi 2-2 me Real Sociedadin.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është shprehur se shoku i tij, Leo Messi e meriton të fitoj Topin e Artë.

Unë mendoj se Leo meriton të jetë‘ Topi i Artë ’, sepse ai pati një vit spektakolar në nivel personal, edhe pse fitoi vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën. Ajo që ai ka bërë në nivel personal, duke qenë gjithashtu golashënuesi më i mirë dhe asistenti më i mirë i La Liga-s, duke fituar Kupën e Amerikës, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë dhe pasuesi më i mirë, e bën atë edhe më të merituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes. /IndeksOnline/