75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

Gjendja e Astrit Selmanit është mirë dhe jashtë rrezikut

Hammarby ka konfirmuar se Astrit Selmani është në gjendje stabile pas rrëzimit që i ndodhi në ndeshjen ndaj Ostersunds.

Reprezentuesi i Kosovës ishte në një duel me një lojtarë kundërshtar, derisa u godit me bërryl dhe ra pa ndjenja në tokë.

Stafi mjekësor intervenuan menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë, derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Gjendja e Selmanit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar klubi suedez në komunikatën e fundit, derisa konfirmuan që lojtari rikthehet në stërvitje pas disa ditëve.