Shtatë lojtarë ia nxorën borxhin me gjyq skuadrës së njohur kosovare

Disa nga ish lojtarët e Vushtrrisë sot kanë festë. Ata janë mbledhur në darkë për të festuar një proces të fituar gjyqësor.
Petrit Tahiri, Bashkim Shala, Kujtim Pantina, Dior Zabërgja, Daut Maxhuni e Bajram Zuqaku kanë përfituar së bashku 15 mijë euro në gjyq, si pjesë e borxhit nga ish-skuadra e tyre.
”Më në fund drejtësia triumfoj per ne !Falemnderit shume Avokatit Kastriot Feka për kontributin e dhënë dhe përfaqesimin e denjë per ne, me arritjen finalizimi kërkesës tone pèr shlyerjen e borqeve ndaj nesh”, thuhet në një reagim të futbollistëve kosovarë./Indeksonline/