75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Ky është rezultati në Klinë pas numërimit të votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve për Komunën e Klinës, më së shumti vota ka marrë kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj. Ai mori 93 vota.

Esat Raci i PDK-së ka marrë 66 vota.

Edhe për asamble komunale, partia më e votuar është AAK-ja./Indeksonline/