75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / LB

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 239 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 239 doza të vaksinës anti-Covid.

Deri me tani 712 793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës. Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e ministrisë.