Kurti thotë se është parashikuar rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për medie.
Kurti, ka folur për procedimin e Projektligjit e Buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të procedohet më tutje.
Kurti ka shtuar buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se ai aktual.
“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha Kurti.
Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.