75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 31 Tetor 2021 / MSH

I mituri sulmon policin në Hajvali

Një i mitur e ka shtyrë një polic, i cili është rrëzuar në asfalt dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sulmi ndaj policit ka ndodhur teksa i mituri po shoqërohej për në organet e drejtësisë në Hajvali të Prishtinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Hajvali, Prishtinë 30.10.2021 – 13:25. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur) derisa ka qenë duke u shoqëruar nga zyrtarët policorë për në organet e drejtësisë, duke përdor forcë e shtyrë zyrtarin policor i cili pëson lëndime trupore dhe rrëzohet në asfalt.