75 Mall Live Search
13:40 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / A. M.

Besarta e PDK-së në Fushë Kosovë, penalizohet për shkak të kuotës gjinore!

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë katër ulëse në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

Ndonëse ishte e treta me radhë, Besarta Pllana u penalizua për shkak të kuotës gjinore.

Në një status në Facebook, ajo ka shkruar se pabarazia gjithmonë godet grat, pra gjininë femërore, e asnjëherë burrat ose gjininë mashkullore.

“Rasti im le të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja të tjera që ne jemi VLERË dhe nuk fitojmë vetëm me KUOTË”, ka shkruar ajo.

No description available.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Tashmë ka përfunduar procesi i numrimit të të gjithave votave. Në bazë të rezultatit kam dalur e 3-ta më e votuar nga kandidatet e listës së PDK-së në Fushë Kosovë, mirëpo si shkak i kuotës 30% për përfaqsim të të dy gjininive në kuadër të subjektit politik më pamundëson të jem mbrenda kuvendit komunal në Fushë Kosovë!

Në fakt, për bindjen time të thellë, përcaktimi që ekiziston në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, është jashtë qëllimeve të kuotës gjinore që përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo sepse kuotat gjinore janë instrumente kushtetuese dhe ligjore që kanë për qëllim të riparojnë pabarazinë faktike që ekziston mes gjinive në shoqërinë Kosovare. Pabarazi që gjithmonë godet grat, pra gjininë femërore, e asnjëherë burrat ose gjininë mashkullore. Prandaj, kuota gjinore për burrat nuk ka asnjë kuptim, është jashtë qëllimeve të Kushtetutës së Kosovë dhe standardeve demokratike gjithandej Evropës.

Shpresoj që kjo çështje të sqarohet sa më shpejtë dhe kuota gjjnore të marr kuptimin që i ka dhënë kushtetutëvënësi kur e ka shkruar Kushtetutën.

Pavaresisht kësaj, përulem para besimit të secilit votuës që besuan në mua! Jam krenare që kam arritur deri këtu dhe kam përmbyllur një procesë zgjedhor të pastër e dijnitozë.

Rasti im le të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja të tjera që ne jemi VLERË dhe nuk fitojm vetëm me KUOTË!

E juaja,

Besarta Pllana