Kryetari i ri i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi shkon në Maqedoni V., mirëpritet nga Visar Ganiu!

Kryetari i ri i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Çairit, Visar Ganiun.

“… u dakorduam se ajo që do të jetë e mirëseardhur për banorët e dy vendeve dhe që do të ndikojë padyshim në përmirësimin e jetesës së tyre dhe të çojë përpara zhvillimin ekonomik, është thellimi i bashkëpunimit dhe këmbimi i përvojave mes dy komunave të Çairit dhe Hanit të Elezit në gjitha fushat”.



