Hajnia e turpshme në Gjakovë, si u zbrazë rezervari më naftë në QMF, flet drejtoresha

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vjedhjen e rezervarit me naftë në QMF-në e Gjakovës.
Rezervuari është mbushur më datë 27.10.2021 kurse më datë 01.11.2021 është raportuar se është zbrazur.
Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu-Shllaku.
Ajo bëri të ditur se revervuari i zbrazur është vërejtur nga punëtorët, të cilët kanë tentu me ndez nxemjen e cila funksionon me naftë.
Po ashtu, drejtoresha njoftoi se me këtë rast po merret Policia dhe Prokuroria dhe se deri më tani nuk kanë informacione zyrtare.
“Më datë 1, kur kanë dalë punëtorët në punë, kanë marrë me e ndez nxemjen që është me naftë edhe nuk ka bë. Edhe aty i kanë thirrë mbikqyrësit qe e kanë shprazë naftën, e kanë verifiku që nuk ka naftë edhe pse ata me datë 27.10 e kanë pranu naftën. Menjëherë është njoftu Policia dhe Prokuroria. Ata janë duke u marrë me rastin. Njëherë nuk kemi asgjë zyrtare. Nuk kemi të dhëna që ka dyshime në ndonjë person”, tha Spahiu-Shllaku.
Këtë rast Policia e Kosova e ka inicuar si “Vjedhje”. Tutje, PK njoftoi se në rezervuarin e furnizimit me naftë kanë qasje gjashtë persona.
“Gjakovë 01.11.2021 – 10:50. Është raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në, për kundër së me 27.10.2021 është mbushur nga kompania, tani është i zbrazur dhe se këtu kanë qasje gjashtë persona. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Indeksonline/