Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK
Me rreth 80 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë po bëhet më e qartë se cilët kandidatë po marrin mbështetjen më të madhe brenda partive të tyre, në garën për Kuvendin e Kosovës.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryeson bindshëm me 187,615 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 147,494 vota. Në dhjetëshen më të votuar të VV-së renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër Bedri Hamza prin me 94,612 vota. Pas tij vijnë Përparim Gruda me 58,472 vota dhe Arian Tahiri me 50,538 vota. Në mesin e më të votuarve janë edhe Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.
Ndërkaq në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu kryeson me 62,288 vota, duke lënë pas kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, i cili ka grumbulluar 56,568 vota. Në listën e dhjetë më të votuarve të LDK-së gjenden edhe Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, garën e brendshme po e kryeson Ardian Gjini me 33,077 vota, duke lënë pas Ramush Haradinaj me 29,813 vota. Në mesin e më të votuarve janë edhe Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi.
Lëvizja Vetëvendosje:
- ALBIN KURTI 187,615 Vota
2. GLAUK KONJUFCA 147,494 Vota
3. ALBULENA HAXHIU 85,673 Vota
4.HEKURAN MURATI 74,567 Vota
5. DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 69,704 Vota
6. XHELAL SVEÇLA 56,337 Vota
7. AVNI DEHARI 51,564 Vota
8. HAJRULLA ÇEKU 47,441 Vota
9. MIMOZA KUSARI LILA 46,910 Vota
10. EJUP MAQEDONCI 42,892 Vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
- BEDRI HAMZA 94,612 Vota
2. PËRPARIM GRUDA 58,472 Vota
3. ARIAN TAHIRI 50,538 Vota
4. URAN ISMAILI 45,580 Vota
5.SALA JASHARI 31,785 Vota
6.VLORA ÇITAKU 31,423 Vota
7. GANIMETE MUSLIU 24,585 Vota
8. ARBEN MUSTAFA 21,953 Vota
9. MERGIM LUSHTAKU 21,691 Vota
10. ENVER HOXHAJ 21,501 Vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
VJOSA OSMANI SADRIU 62,288 Vota
LUMIR ABDIXHIKU 56,568 Vota
DOARSA KICA XHELILI 43,867 Vota
HYKMETE BAJRAMI 34,781 Vota
AVDULLAH HOTI 31,794 Vota
KUJTIM SHALA 26,947 Vota
UKË RUGOVA 26,672 Vota
ANTON QUNI 21,000 Vota
ARMEND ZEMAJ 19,144 Vota
LUTFI HAZIRI 18,857 Vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës :
- ARDIAN GJINI 33,077 Vota
- RAMUSH HARADINAJ 29,813 Vota
3.DAUT HARADINAJ 22,546 Vota
4. BESNIK TAHIRI 19,459 Vota
5. BEKË BERISHA 16,028 Vota
6. BURIM RAMADANI 14,254 Vota
7. TIME KADRIJAJ 13,828 Vota
8.AGIM ÇEKU 12,598 Vota
9. ARBER TOLAJ 11,876 Vota
10.ALBANA BYTYQ 8,007 Vota

