75 Mall Live Search
22:46 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / AR

Djali i Ukë Bytyçit siguron ulëse në Kuvendin Komunal të Suharekës

Djali i ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçit, Flamuri nga LDK ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin Komunal të Suharekës.

Ai përmes një postimi në Facebook, falënderoi votuesit teksa tha se do të jetë në shërbim të tyre, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar suharekas,

KQZ-ja i zyrtarizoi rezultatet. E zyrtarizoi besimin tuaj ndaj meje, për të cilin u jam mirënjohës përherë!

Ju betohem se besimin tuaj do ta përkthej në punë, me përkushtim e faqe të bardhë si dhe me vendosmëri e dinjitet.

Ashtu si dje e sot, ashtu dhe nesër e përjetë e mot; FALEMINDERIT që më keni dhënë mundësinë të jem në shërbimin tuaj.

Përgjithmonë i juaji,

Flamur Ukë Bytyçi