Zv.kryeministrja Redzepi: Paragjykimet të parandalohen, të gjitha komunitet janë ta barabarta

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në partneritet me “Terres des hommes” në Kosovë në kuadër të programit të arsimit, kanë mbajtur konferencë me temën “Qendrat Mësimore dhe Problematikat e Institucionalizimit”.
Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi potencoi se Qeveria e vendit është e përkushtuar për t’i siguruar të drejta të barabarta të gjitha komuniteteve dhe synim kanë parandalimin e steriotipeve e paragjykimeve.
“Komuniteti RAE kanë problemet e veta dhe ne si Qeveri e Kosovës, i japim rëndësi të madhe popullit të Kosovës të ndihen të barabartë duke respektuar të drejtat universale e themelore njerëzore, në parandalimin e steriotipeve. Kemi strategji të veçantë që kemi votuar në Qeveri dhe po pres ndihëm e juaj dhe ajo dedikohet për fëmijët e juaj. Ne si Qeveri përkrahim dhe nga ana morale dhe financiare që komunitetet të ndihen të barabartë”.
“Rreth këtyre qendrave le të flasin personat që kanë më shumë përvojë që me fuqi të përbashkët ia dalim për të drejtat tona, edhe komuniteti rom nuk kanë sistem të arsimit për gjuhën që e flasin dhe janë më të rëndësishme këto qendra mësimore”.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci tha se ka një hendek të madh të komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian në fushën e arsimit, derisa ka përmendur se pandemia ka vështirësuar edhe më shumë situatën.Ai tha se 45% e fëmijëve të fushës përkatëse vijojnë mësimin para fillor e 84% atë fillor.
“Këto qendra ekzistojnë sepse ekziston një hendek i gjerë ndërmjet romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve në fushën e arsimit dhe ky hendek është rritur edhe më shumë në kohën e pandemisë sepse përcillja e mësimit online ka qenë e kufizuar”.“45% të fëmijëve të fushës përkatëse e vijojnë mësimin para fillor, 84% mësimin fillor. Këtë vit për herë të parë MAShTI ka ndarë një fond në vlerë prej 200 mijë për shoqërinë civile që mbështesin qendrat mësimore”.“Jam këtu që të dëgjojë dhe kontribuoj në lidhje me këtë çështje që brenda një periudhe të shkurtë do ta gjejmë një zgjidhje që këto qendra të kenë financim”, tha Popovci.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola tha se nuk mund të arrihet integrim i duhur për të gjitha pa përfshirjen edhe të këtyre komuniteteve në çdo proces, raporton EO.
“Integrimi shoqërorë e kulturor i komunitet RAE është me rëndësi të veçantë, pasi që nuk mund të kemi shoqëri me diversistet liberal përderisa nuk arrijmë një integrim të duhur social të këtyre komuniteteve”.Isak Skenderi drejtor i Organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”, tha se është mirënjohës ndaj MASHTI për njohjen e rezultatit të qendrave mësimore në Kosovë.E sfidë kryesore në qendrat aktuale, po del të jetë planifikimi buxhetor, në nivel lokal dhe atë qendror për mbulueshmërinë dhe funksionalizimin e tyre.
“Jemi mirënjohës që Ministria e Arsimit ka njohur këtë rezultat të punës së qendrave dhe është punuar një udhëzim administrim për krijimin e kushteve për një funksionalizim më të mirë të këtyre qendrave”.