Distria Krasniqi do të përfaqësojë e vetme ekipin e xhudos në Grand Slam

Distria Krasniqi do të jetë xhudistja e vetme që do të garojë në Grand Slam në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja pejane madje ka ndryshuar edhe kategorinë e saj, nga -48 kg në -52 kg.
“Kam ardhur për të garuar në -52 kg. Është kategoria që më përshtatet më së miri”, ka thënë Distria për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.
Ajo do të ndeshet së pari me japonezen Nanako Tsubone, ndërkaq në raundin e dytë do të jetë përballë hungarezes Reka Pupp.
Kjo do të jetë paraqitja e parë e Dsitrias, pas triumfit të madh në Lojërat Olimpike në Tokio.
Pejania radhitet si e 51-ta në ranglistën botërore të xhudisteve femra, ndërsa i ka 5 medalje të fituara në Grand Slam.
Grand Slam-i i sivjetë do të mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit nga 5 deri më 7 nëntor.