75 Mall Live Search
12:33 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

Rama u bën thirrje të pa vaksinuarve të marrin vaksinën anti-Covid

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar ta marrin vaksinën.

Ai në një postim në Facebook shkruan se të pa vaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë.

“MIRËMËNGJES… dhe me ftesën për të pa vaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.