Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerën rreth 8 metra

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në fshatin Fshaj të Gjakovës.
Si pasojë e moskujdesisë vozitësi i veturës humb drejtimin dhe bien në humnerë në lartësi rreth 8 metrave nga rruga.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, për IndeksOnline tha se në aksident janë lënduar dy persona.
“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke ngasur automjetin në rrugën Gjakovë-Xërxë, dhe kur arrin në fshatin Fshaj të Gjakovës, pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë dhe urë nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizje, kushteve dhe rrethanave të rrugës, papritmas e humb kontrollin mbi automjetin e tij del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet dhe bien në humnerë në lartësi rreth 8 metrave nga rruga”, deklaroi ai.
Gjurkaj pohoi se të dy po trajtohen në repartin Ortopedik në Spitalin e Gjakovës.
“Si pasojë shkaktohen dëme materialë në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore marrin dy bashkudhëtarët. Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë, ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve i dyshuari dhe një bashkudhëtar ndalen në repartin Ortopedik në Spitalin e Gjakovës për shërim të mëtejshme”, tha ai./IndeksOnline/