75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / C E

Conte e fillon me barazim aventurën e re në Premierligë, Arsenali fiton ndaj Watfordit

Antonio Conte e ka filluar me barazim aventurën e re me Totten hamin në Premierligë.

Spurs kanë barazuar pa gola si mysafir i Evertonit në ndeshjen e javës së 11-të të ligës angelze.

Përkundër disa gjysmë rasteve, Tottenham nuk pati asnjë goditje në portën kundërshtare për 90 minuta lojë.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka mposhtur Watfordin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Smith Rowe në minutën e 56-të.

Arsenalit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje dhe Aubameyang nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë.

Arsenali ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 20 pikë derisa Tottenhami është në vendin e nëntë me 16 pikë. /IndeksOnline/