75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Dramë e re në setin filmik Rust/ Një anëtar i ekipit kafshohet nga një merimangë helmuese

Duket se një ‘mallkim’ ka renë mbi filmin ‘Rust’.

Një anëtar i këtij filmi është kafshuar nga një merimangë helmuese dhe ka frikë për helmim të rrezikshëm të krahut, transmeton Indeksonline.

Kjo erdhi pasi dy javë më parë, një kamermane u vra në xhirime pasi  u qëllua me plumb.

Jason Miller, përgjegjës për vendosjen dhe ç’montimin e ndriçimit tha se u kafshua nga merimangë helmuese.

Pas disa ditëve, Miller kishte disa simptoma duket mos e ndjerë krahun, e që sipas Sky News, indi i lëkurës i ka vdekur.

“Jason është shtruar në spital dhe ka pasur disa operacione. Mjekët po bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij”, tha një burim i afërt me aktorin./Indeksonline/