E mitura nga Gjakova mbetet shtatzënë, qe dy vite bashkëjeton me një person

Dje rreth orës 14:00 nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë.
Kështu u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas viktimës, ajo që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar./Indeksonline/