75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / k.v

Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë Kosovës

Dy ditë pasi është vjedhur, vetura e djalit të kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, është gjetur, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur me datën 7 nëntor rreth orës 19:00.

Vetura është sekuestruar dhe më pas i është kthyer pronarit.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/