Dani Alves blerja e parë e Xavit?

Daniel Alves është futbollist i lirë dhe në kërkim të ekipit të ri. Mbrojtësi 38 vjeçar ka thënë se po mendon me qetësi dhe nuk e ka në plan që të ngutet për vendimin e ri.
Sipas mediave braziliane, destinacioni më i mundshëm i Alves është Barcelona. Alves do të ketë një takim me Xavin ku pritet të vendoset e ardhmja e tij.
“Dani Alves do të ketë një takim ballë për ballë këtë javë me menaxherët e lartë nga Barcelona për të diskutuar mundësinë e rikthimit në klub në janar 2022. Të dyja palët janë të interesuara për një afrim, por detajet e një marrëveshjeje të mundshme mbeten për t’u parë: thuhet në njoftimin e televizionit brazilian.
Megjithatë, njeriu kryesor që do të vendos për Alves, është Xavi. Dyshimet u rritën pasi që Alves u pa në “Camp Nou” në ndeshjen e Champions League që Barcelona e zhvilloi ndaj Dinamo Kievit.
Kanë kaluar pesë vite që kur ai u largua nga Barça, ndërsa në shtator braziliani ndërpreu kontratën me Sao Paulon./Indeksonline/