Enrique: Nëse nuk kishte presion, nuk do të isha trajner i Spanjës, Suedia dhe ne duhej në një orar

Spanja do të përballet ditën e sotme në transfertë me Greqinë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Boterorit “Katar 2022”.
Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje, trajneri Luis Enrique, ka folur për ndeshjen me Greqinë, për presionin që ka skuadra për t’u kualifikuar, teksa preku pak edhe ndeshjen e rivales se saj në grup Suedisë, që sipas teknikut spanjoll duhej të luhej në të njëjtin orar me Spanjën.
“Greqia ka ndryshuar skemë nga ajo që u përballëm në fushën tonë. Kanë pasur përmirësime në lojë e rezultate dhe mendoj se do të gjejmë një rival të motivuar, por objektivat tanë janë të qartë.
Kam shumë fat, sepse ekipi është stërvitur mjaft mirë. Jam shumë i qetë. E ndiej veten me fat që jam trajneri i 50-60 lojtarëve të klasit ndërkombëtar.
Luis Enrique në vetvete është presion, kështu kam qenë gjithnjë. Kam lindur nën presion, jam mësuar
Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë në lojë. Mendoj se Greqia ka objektivat e saj, mendojnë edhe për “play off”-in, ndaj shoh një përballje të bukur përpara.
Objektivi madhor që kemi na bën të tejkalojmë edhe vështirësitë që janë të pranishme. Kemi lojtarë të rëndësishëm, të cilët janë të dëmtuar, por mungesa e tyre është një shans për të tjerët. Personalisht jam shumë pozitiv, do t’i fitojmë të dyja takime.
Personalisht do t’i kisha përzgjedhur që të dyja takimet, yni dhe i Suedisë të luheshin në të njëjtin orar. Lojtarët i kam këshilluar që të mos e shohin takimin e Suedisë”, deklaroi trajneri Enrique.