Gattuso afër drejtimit të Rangers

23 vite më vonë Gennaro Gattuso është shumë pranë rikthimit tek Rangers, këtë herë jo si lojtar por si trajner.
Pas drejtimit të Milanit dhe Napolit, një ofertë ka ardhur për të nga Rangers në rolin e teknikut.
Pasi Gerrard kaloi tek Aston Villa sot, Rangers janë në kërkim të një trajneri dhe i përzgjedhuri është Gattuso.
Zërat që po qarkullojnë thonë se ky rikthim është shumë i mundur.