75 Mall Live Search
23:46 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Gj Sh

Shënoi golin e parë në Kupën e Botës, Quinones shpallet ”Man of the Match”

Futbollisti i Meksikës, Julian Quinones, është shpallur ”Man of the Match”, në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

29-vjeçari ishte një nga meritoret për fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi golin e parë, kur kaluan vetëm nëntë minuta lojë.

Quinones aktualisht luan te skuadra arabe, Al Qadisah, dhe është një prej sulmuesve më të mirë meksikan./IndeksOnline/