75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Gj Sh

Futbollisti i Liverpulit largohet nga Kupa e Botës dhe njofton pensionimin

Ëndrra e japonezit, Endo ka mbetur në gjysmë.

Futbollisti i Liverpulit i cili ishte grumbulluar me kombëtaren e Japonisë, është larguar nga Kupa e Botës, pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Islandës, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, 33-vjeçari mbrëmjen e së enjetes ka njoftuar pensionimin e tij nga kombëtarja.

“Siç është njoftuar, do të largohem nga skuadra e Kupës së Botës. Që nga dëmtimi im, kam bërë gjithçka që kam mundur për të arritur deri këtu, ndaj nuk kam asnjë pendesë.

Sigurisht që ekziston zhgënjimi që nuk do të jem pjesë e këtij Botërori, por mbi të gjitha jam krenar për mënyrën se si jemi zhvilluar së bashku që nga Kupa e Botës në Katar.

Si kapiten, pata privilegjin ta udhëheq këtë ekip dhe ta kthejmë ëndrrën për ta fituar Kupën e Botës në një objektiv për të cilin flasim natyrshëm”, ka thënë Endo në mesazhin lamtumirës.

Japonia ka njoftuar se në vend të tij është ftuar futbollisti Shuto Machino./IndeksOnline/