Ekrem Hyseni i LDK-së në disponim/ Voton në Podujevë dhe fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Ka votuar Ekrem Hyseni, kandidat për kryetar të Podujevës, nga radhët e LDK-së.
“Një ditë e bukur, e me diell në Podujevë. Ftoj të gjithë qytetarët llapjanë që të dalin dhe të votojnë. Zgjedhjet janë festë, ndaj uroj për proces të rregullt e demokratik, duke falënderuar të gjithë ata që sot janë të angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë Hyseni.
Hyseni, në garën e balotazhit për Podujevën, ballafaqohet me Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje.