75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Britney Spears e shqetësuar, dëshiron të ngrejë padi kundër babait

Thuhet se Britney Spears është mjaftë e shqetësuar për ngjarjet që i kanë ndodhur së fundmi. Madje, ajo po planifikon të ngrejë padi kundër tij për abuzim në rolin e tij si administrues i besuar.

Jamie Spears kishte kontroll të plotë për vajzën e tij për më shumë se trembëdhjetë vjet, derisa gjykatësi e liroi nga detyra të premten, transmeton Indeksonline.

Sipas një burimi të afërt me këngëtaren, thotë se Britney e fajëson babain për shkak se ia kishte shkatërruar jetën.

“Ai kishte nën kontroll çdo gjë, nga financat deri tek dëshira për të pasur një fëmijë’, thotë burimi.

Avokati i Britney, Mathew Rosengart nuk e konfirmojë nëse një padi është afër. “Ajo që sjell e ardhmja për Britney-n i përket një personi. Dhe është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje ta themi këtë në dhjetë vjet, por tani varet nga Britney”, tha ai.

Jamie Spears e ka mohuar keqbërjen dhe më parë ka thënë se gjithmonë ka dashur më të mirën për vajzën e tij. Ai u emërua kurator në vitin 2008 pasi këngëtari pësoi një krizë mendore./Indeksonline/