Behgjet Pacolli reagon pas rezultatit në Prishtinë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, ku doli fitues Përparim Rama i LDK’së.
Ai e ka uruar Ramën për fitoren, derisa ka shtuar se do të mbështesin të gjitha projektet e tij që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.
“Uroj kryetarin e ri të Prishtinës, arkitektin Perparim Rama. Ne do të mbështesim të gjitha projektet tuaja që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës. Urime👌👏”, ka shkruar Pacolli.