75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / B O

Aksidenti në Dragodan, si i bëri “llom” dy vetura një Range Rover në gjysmë të natës, Audi ishte e dizajneres së njohur

Rruga që dërgon për Dragodan është parë sot me tri vetura të dëmtuara. Njëra nga këto vetura ishte e dizajneres së njohur, Lia Stublla.

Dizajnerja e kishte lënë veturën të parkuar skaj dyqanit të saj, kur në mëngjes ka vërejtur dëmtime të mëdha materiale tek vetura e tipit Audi.

Por, si ndodhi ngjarja?

Një veturë e tipit Range Rover ka humbur kontrollën në mesnatë duke goditur veturat e tjera që ishin në parking.

Veturat janë dëmtuar në shkallë të madhe ndërsa polica po merret me rastin./Indeksonline/