Djali kanos nënën në Prishtinë, e mban për dore e nuk e lejon të dalë nga vetura
Dje rreth orës 16:30 është arrestuar një person në Prishtinë.
Arsyeja e arrestimit të tij është se, derisa kishte qenë në veturë së bashku me nënën e tij, e kishte kanosur atë dhe mbajt për dore, duke mos e lejuar të dalë nga vetura.
Si pasojë e kësaj, ajo ka pranuar tretman mjekësor, njofton PK-ja në raportin 24 orësh.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/