Pak minuta pas mesnate, sot përballja e gjigantëve në futboll

Ndeshja e gjigantëve në futboll, Argjentinë-Brazil zhvillohet sonte pas mesnate. Nga ora 00-30 pes mesnate, Leo Messi me shokë përballet ndaj Neymarit dhe të tjerëve.
Trajneri i Argjentinës e ka konfirmuar që Messi ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm për këtë sfidë.
Brazili është lider në grup me 34 pikë, ndërsa Argjentina rënditet e dyta me 28 pikë.
Bastoret favorizojnë Argjentinën në këtë ndeshje me kuotë 2.05, ndërsa Brazili ka kuotë 3.80./Indeksonline/