75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / OSH

Aksident në Bardhosh, vetura godet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Bardhosh.

IndeksOnline mëson se një veturë ka goditur një person me ç’rast ka marrë lëndime trupore.

Sipas pamjeve të IndeksOnline, shihet se dhjetra persona janë grumbulluar që të ofrojnë ndihmën e tyre personit të lënduar.

Deri më tani nuk ka arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline do ju mbaj të informuar për këtë rast.