Maqedonia Veriore shpall tre ditë zie, flamujt ulen në gjysmështizë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/Flamujt_Gjysme-shtize.png)
Për shkak të aksidentit të rëndë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, në Maqedoninë e Veriut është marrë vendim që të shpallet tri ditë zie.
Vendimi është marrë në seancën e sotme, raporton Indeksonline.
Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.
Kryeministri, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave teksa përgjigjen për shkakun e aksidentit ua ka lënë hetuesve bullgarë.