75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / A. M.

Armë për Kosovën nga SHBA-ja, Qeveria Kurti miraton Projektligjin e rëndësishëm!

Qeveria e Republikës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Këmbimit të Notave DIpomatike në lidhje me Asistencën e ofruar në formë Granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve  të armëve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së (MM).

Zëvendës/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se SHBA ka marrëveshje të ngjashme me shumë shtete partnere.

“… andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon miratimin e këtij ligji”, transmeton Indeksonline

No description available.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë në rend dite 34 pika.

Ndër pikat e rendit të ditës janë: shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, shqyrtimi i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i draftit të konceptit-dokumentit për mbrojtjen e konsumatorit, etj. /Indeksoline/

No description available.