75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / C E

Ragnick lirohet nga Lokomotiva e Moskës, gati për të marrë drejtimin e United

Gjermani Ralf Rangnick do të mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit. “Sport 1”, ka njoftuar të premten se krerët e Lokomotivës së Moskës, ekip ku Rangnick ishte i angazhuar, e kanë liruar trajnerin gjerman.

Kështu që, Rangnick do të mund ta marrë drejtimin e Unitedit, ekip me të cilin do të firmos kontratë javën tjetër.

Ai do të jetë trajner i përkohshëm i Unitedit, deri në fund të sezonit dhe do ta udhëheqë ekipin në ndeshjen kundër Arsenalit vikendin e ardhshëm.

Rangnick në këtë post do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar ditë më parë.