75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / OSH

Vjosa Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rastin në Gllogjan të Decanit, shkruan IndeksOnline.


Ajo ka ftuar organet e rendit sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë.

Postimi:


Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.


Ftoj organet e rendit që sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë.


Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.