Shifrat shqetësuese me Covid-19, gjermanët në radhë për dozën/vaksinën e 3-të!

Rastet me COVID-19 janë sërish në rritje në pjesë të ndryshme të Evropës pasi moti i ftohtë ka ndikuar në përhapjen e virusit.
Shqetësimet për një variant të ri në Afrikën e Jugut e shtynë BE-në të rekomandojë kufizime të reja udhëtimi.
Shifrat zyrtare të publikuara tregojnë se Gjermania është bërë vendi i fundit që ka kaluar momentin historik të zymtë të 100,000 vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Kësisoj, ka bërë që gjermanët të mobilizohen për marrjen e dozës së III të vaksinën anti-Covid.
Indeksonline u sjell pamje nga Ausburgu, 60km nga Muncheni.

Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve thotë se ka regjistruar 351 vdekje shtesë në lidhje me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 100,119.
Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës. /Indeksonline/
