75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Messi s’mund ta fsheh gëzimin për Topin e Artë: Pa të gjithë kjo nuk do të ishte e mundur!

Leo Messi është fituesi i Topit të Artë 2021.

Ai u deklarua për këtë çmim edhe njëherë përmes një postimi në Instagram.

Ndonëse gjithmonë e kam vënë përpara kolektivin, nuk mund ta fsheh gëzimin tim që kam mundur të fitoj një tjetër Top të Artë. Dua t’ju falënderoj dhe t’ua kushtoj të gjithë kolegëve të mi dhe stafit të @afaseleccion për vitin e bukur që kemi kaluar. Gjithashtu ato që kisha në @fcbarcelona dhe ato në @psg. Dhe sigurisht për familjen dhe miqtë e mi, si dhe për të gjithë njerëzit që më mbështesin, që janë pranë meje, kujdesen për mua dhe më bëjnë të performoj çdo ditë: pa të gjithë kjo nuk do të ishte e mundur kurrë. Dhe falënderoj gjithashtu @francefootball për Gala-n dhe çmimin. Perqafim i madh!!!“, ka shkruar ai./Indeksonline/