75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / C E

Zbulohet paga e “çmendur” e Ragnick te Manchester United

Ralf  Rangnick do fitojë dyfishin e asaj që fitonte te Lokomotiva e Moskës.

Trajneri gjerman do fitojë dyfishin e pagës, sapo të nis drejtimin e Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” dje zyrtarizuan 63-vjeçarin si zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku gjerman pastaj do nënshkruaj kontratë afatgjatë, ngase ka arritur marrëveshje që të këtë rol si konsulent në prapaskenë.

Sipas Daily Star, Man United i kanë ofruar Rangick rreth 8 milionë euro për vit, që është më shumë se dyfishi i asaj që fitonte te Lokomotiva e Moskës.

Raporti shton se Rangnick fitonte 3.8 milionë euro gjatë kohës së shkurtër si drejtor sportiv te klubi rus.

Michael Carrick që do mbetet pjesë e stafit do qëndrojë në krye derisa Rangnick të arrijë, pra me shumë gjasa do drejtojë edhe ndeshjen ndaj Arsenalit. /IndeksOnline/